Globi

Silvio Berlusconi, pozitiv me koronavirus

Shkruar nga Liberale
Silvio Berlusconi, pozitiv me koronavirus

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pas testimit, Presidenti Berlusconi doli pozitiv për koronavirusin”, deklaroi partia “Forza Italia” në një njoftim.

Kreu aktual i “Forza Italia-s” ndodhet në shtëpinë e tij në Arcore, ku pritet të kalojë periudhën e izolimit nga Covid-19.

Lajmi për sëmundjen e politikanit, u konfirmua edhe nga mjeku i tij Alberto Zangrillo, i cili është kreu i anestezisë dhe reanimacionit në spitalin San Raffaele në Milano.

Mjeku ka deklaruar që Berlusconi ishte asimptomatik, ndërsa nuk ka bërë të ditur se si mund të jetë infektuar ish-kryeministri italian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH