Aktualitet

Si të nxisim zhvillimin e kreativitetit në auditor

Shkruar nga Liberale
Si të nxisim zhvillimin e kreativitetit në auditor

Aftësimi i studentëve për tu përballur me një botë komplekse, që paraqet shumë sfida dhe zhvillime të shpejta, është një nga objektivat e universiteve në mbarë botën.

Bota ka nevojë për njerëz që mund të kombinojnë mendimet, njohuritë, aftësitë dhe vlerat e tyre në mënyra kreative, për të krijuar pasuri dhe prosperitet, për të trajtuar probleme të vështira sociale dhe mjedisore, për të pasuruar kulturat dhe për të rritur mirëqenien e tyre. Shoqëria bashkëkohore karakterizohet nga procese të shpejta dhe komplekse që sjellin ndryshme në të gjitha sferat e jetës. Kreativiteti është identifikuar si faktor kyç për adresimin e përshtatshëm të sfidave të shkaktuara nga këto ndryshime, si dhe një forcë lëvizëse kryesore drejt krijimit të njohurive sociale dhe ekonomike për avancimin e shoqërisë së dijes. Pyetjet komplekse të së ardhmes nuk do ta gjejnë më përgjigjen “në libra” por nga individë dhe grupe kreative të cilët janë në gjendje ta përballojnë pasigurinë dhe paqartësinë që e ardhmja parashtron dhe që nuk kanë frikë të vënë në dyshim idetë që merren të mirëqena sot.

Universitetet luajnë një rol jetësor në krijimin e shoqërive më krijuese dhe për këtë arsye është detyrë e tyre të përgatisin studentë kreativë të aftë për tu përballur mee një të ardhme të pasigurtë.

Kreativiteti përtej artit

Ndonëse për shumë njerëz, kur dëgjojnë fjalën "kreativitet", natyrshëm në mendje krijohet imazhi i një artisti; një piktori apo skulptori që "krijon" objekte fizike, një kompozitori muzikor ose shkrimtari, në të vërtetë kreativiteti nuk është i kufizuar vetëm në fushat artistike.

Albert Einstein, Steve Jobs dhe Leonardo da Vinci përshembull, janë gjeni kreativë në fusha të ndryshme. Kreativiteti nga ana tjetër, nuk është i kufizuar në një numër të vogël individësh të cilët ne i konsiderojmë si “gjeni” dhe nuk ka përse të jetë gjithnjë i lidhur me një shpikje apo teormë të re. Ka një gamë të gjerë të aktiviteteve njerëzore në të cilat individët mund të sjellin ide apo qasje të reja dhe frymëzim; keativ është edhe një avokat i cili harton harton një strategji të re për të fituar një çështje në një seancë gjyqësore, një drejtues koorporate i cili udhëheq ekipin e tij, një infermier, një filozof, një diplomat etj. Në tregun e nesërm të punës, një individ i cili nuk ka kompetenca në zgjidhjen e problemeve, që nuk është në gjendje të ketë një mendim kritik, të pavarur dhe origjinal, është i disavantazhuar nga punëdhënësit të cilët dita-ditës rritin kërkesat e tyre veçanërisht ndaj sapodiplomuarve. Duke marrë parasysh se kreativiteti i ndihmon individët që të përfitojnë më mirë nga mundësitë dhe t'u përgjigjen më produktivisht sfidave dhe vështirësive në jetën e tyre personale dhe profesionale, gjithashtu se sjelljet kreative kontribuojnë në cilësinë e jetës në mirëqenien emocionale dhe shëndetin mendor pasi shoqërohen gjithnjë me ndjesinë e kënaqësisë dhe përplotësimit, qëllimi i arsimit të lartë duhet të jetë që të ndihmojë studentët të zhvillojnë potencialin e tyre sa më plotësisht të jetë e mundur në këtë nivel. Universitet duhet të promovojnë një kulturë që është tolerante ndaj dështimit dhe njëkohësisht duhet të inkurajojnë komunitetin e tyre që të venë në dyshim idetë që merren të mirëqëna, të shkojnë përtej njohurive konvencionale dhe të synojnë të arrijnë origjinalitetin.

Roli universiteteve

Për këto arsye, institucionet e arsimit të lartë duhet të promovojnë kushte, duke përfshirë strategjitë, qasjet, metodat dhe udhëzimet që adresojnë zhvillimin e aftësive krijuese të nxënësve.

Universitet duhet të rezervojnë kohën për dialog dhe t’i dëgjojnë studentët me respekt dhe t’i ndihmojnë këta të fundit të zhdukin bllokimet emocionale apo frikën ndaj kritikave dhe gabimeve. Inkurajimi i studentëve për të ndjekur temat që i interesojnë më së shumti dhe diversifikimi i strategjive të mësimdhënies që përdoren në klasë janë po ashtu të rëndësishme. Studentët duhet të ekspozohen vetëm ndaj kritikave konstruktive dhe të inkurajohen për të shprehur ide të reja. Ata duhet të nxiten gjatë leksioneve për të kërkuar  pyetjeve provokative. Stafi, jo vetëm ai akademik, duhet të ruajë një marrëdhënie pozitive me studentët dhe të promovohet një ambient psikologjikisht i sigurt në të cilin studentët nuk kanë frikë të paraqesin veten. Nga ana tjetër është e domosdoshme të kuptohen dallimet individuale që lidhen me sjelljet dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë që të ketë hapësirë për origjinalitet. Po ashtu universitet duhet të promovojnë frymën e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit në nivel lokal dhe përtej, pasi kjo i ndalon të izolohen brenda një kuadrati. Gjithshtu është me rëndësi që aktivitetet e ndryshme të karakterit akademik apo edukativ të mos jenë të fokusura në të shkuarën, por si insititucione ku kryefjala është dija, unviersitet duhet t’i paraprijnë trendeve të së ardhmes. Ndërdisiplinariteti është një faktor tjetër kyç dhe jo pak herë mund të arrihen rezultate të frytshme nëse dy ose më shumë disiplina ndërveprojnë me njëra-tjetërn.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH