Aktualitet

"Si po vjedh Rama-Balluku miliona euro me energjinë"

Shkruar nga Liberale
"Si po vjedh Rama-Balluku miliona euro me energjinë"

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe ministren Belinda Balluku për vjedhje me shit-blerjen e energjisë në këtë kohë krize. Kryetari i PD-së, “zbërtheu” të gjithë skemën, sipas tij që çoi miliona në xhepat e qeveritarëve.

Rama dhe Balluku kanë blerë 60 blerje energjie, të gjitha afatshkurtra, 24 orë, dy apo tre ditore, dhe tek tuk ndonjë pesë ditore. Blerjet janë bërë të fshehtë, ju nuk lejohet t’i ndiqni.

Më parë, KESH e hapte zarfin para jush, sot platforma është sekret, e pa certifikuar. Me këtë platformë janë blerë 300 mln euro, nda dhe vjedhur me qeveritarët.

Çmimi që thotë Rama 600 euro në bursë, është 300 euro në bursë dhe 300 euro në xhepin e qeveritarëve.

Çmimi është 300-320 euro maksimumi. KESH ka shitur energji me 40 euro, kur shitej me 130 euro në bursë. Ka blerë me 250 euro kur në bursë shitej 84 euro” tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH