Aktualitet

Si parashikohet të jetë moti gjatë gjithë javës?

Shkruar nga Liberale
Si parashikohet të jetë moti gjatë gjithë javës?

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e hera-herës përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH