Aktualitet

Si parashikohet moti për Javën? Kur dhe zonat ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore

Shkruar nga Liberale
Si parashikohet moti për Javën? Kur dhe zonat ku do të ketë

Për javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse priten masa ajrore të ftohta, thotë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër priten reshje dëbore.

Për ditën e Premte moti parashikohet përsëri i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat në orët e vona të mbrëmjes vijnë përsëri në dendësim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH