Aktualitet

Si nëpër filma, shqiptari arratiset nga burgu në Itali, i ndihmuar nga një dron

Shkruar nga Liberale
Si nëpër filma, shqiptari arratiset nga burgu në Itali, i

Një i burgosur me origjinë shqiptare është arratisur nga burgu i Teramos gjatë natës.

“E denjë për filma”, i dënuar për trafik droge në Itali, kështu e përshkruajnë arratisjen spektakolare të 40-vjeçarit shqiptar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 40-vjeçari është ndihmuar nga jashtë me dron.

“Dyshohet se i burgosuri është arratisur falë ndihmës së një droni nga jashtë, i cili i ka siguruar mjetet e nevojshme për t’u larguar nga burgu i Teramos. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për momentin janë duke u ekzaminuar regjistrimet e të gjitha kamerave të burgut për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar”, sqaroi policia lidhur me ngjarjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH