Editorial

Si ndihet ndikimi i Kinës

Shkruar nga Liberale
Si ndihet ndikimi i Kinës

Nga DANILO TAINO

Njëherët, regjimet autoritare, në krye Bashkimi Sovjetik, përdornin shpesh keqnjoftimin për të bërë të dukeshin më të mira politikat e tyre e më të këqia ata të kundërshtarëve. Më vonë, veçanërisht mbas lindjes së rrjeteve sociale, janë zhvilluar fake news. Tani që jemi të pranishëm në shkrepëtimat e një lufte të re të ftohtë, përdorimi i armëve të komunikimit është më I ndërlikuar, pjesë thelbësore e një lufte të përzjerë. Freedom House, organizata që mbikqyr ndryshimin e shkallës së lirisë e demokracisë në botë, ka sendërtuar një studim të thelluar mbi veprimtarinë e Kinës në kërkimin e shtimit të ndikimit të saj ndërkombëtar nëpërmjet përdorimit të propagandës, fushatave të keqnjoftimit, çensurës së fituar nëpërmjet frikësimit, kontrollit të infrastrukturave vendore të njoftimit, shpërndarjes të përmbajtjeve të favorshme për të.

Përimtimi ka marrë në shqyrtim ndërhyrjen e Pekinit në 30 Vënde dhe përgjigjen e tyre ndërmjet janarit 2019 e dhjetorit 2021. Në 16 prej këtyre 30 Kombeve, fuqia e përpjekjeve kineze është vlerësuar e "lartë" apo "shumë e lartë". E në periudhën, në 18 Vënde përpjekja është shtuar. Gazetarë, akademikë dhe grupe të shoqërisë qytetare i janë përgjigjur këtyre sulmeve në të gjitha situatat e shqyrtuara, por vetëm 50 % e Vëndeve ka ligje dhe liri njoftimi të tillë që t’i bëjnë "të qëndrueshëm"; gjysma tjetër është e "dëmtueshme". Raste frikësimi ose nxitjeje të çensurës për kë qorton Pekinin janë regjistruar në 24 Vënde në 30. Në 17, ka patur ndërhyrje qeveritare ose të vetë mediave për të asgjësuar njoftimet e pafavorshme për Kinën. Në 16 Vënde , autoritetet kineze kanë frikësuar gazetarët. Në tetë , kanë qënë raste të shtrigërive që kanë kryer dhunime të rrjeteve sociale. Në shtatë Vënde janë kryer sulme kibernetike. Në të gjithë këto veprimtari Italia është përfshirë gjithmonë.

Përpjekjet kineze në territorin italian janë gjykuar nga Freedom House "të larta", në nivelin 43 një një shkallëzim që shkon nga zeroja në 85 (më i larti). Edhe niveli italian i "qëndresës e përgjigjes" është vlerësuar "i lartë", 45 në 85. Përimtimi kushtuar Italisë është një lexim mjaft interesant: kujton përkujtesën e famshme of understanding të marsit 2019 për hyrjen e Italisë në Rrugën e Re të Mëndafshit dhe përmënd marrëdhëniet e politikanëve e organizatave me Pekinin. Bën thirrje të kenë kujdes.

"Corriere della Sera", 21 shtator 2022

Përktheu Eugjen Merlika

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH