Showbiz

Si ishte marrëdhënia e Luizit me Oltën në prapaskenat e “Në Kuadër të Dashurisë", flet këngëtari: Jam ndjerë shumë amator

Shkruar nga Liberale
Si ishte marrëdhënia e Luizit me Oltën në prapaskenat e

Mbrëmja e kaluar ka sjellë më në fund premierën e filmit të shumëpritur nga publiku, “Në Kuadër të Dashurisë”, ku mes protagonistëve të filmit ishte edhe Luiz Ejlli, i cili ka parakaluar së bashku me bashkëshorten e tij Kiara Tito.

Luizi ka folur për “Shqipëria LIVE”, duke komentuar kastin e filmit “Në Kuadër Të Dashurisë”, për të cilët tha se janë të gjithë aktorë të mëdhenj. Sa i përket marrëdhënies me Oltën, ai tha se ka nisur me inatet e “Big Brother VIP”, por më pas gjithçka mes tyre është rregulluar.

“Në krah të gjithë këtyre aktorëve jam ndjerë shuëm i vogël, shumë amator. Thjesht prezenca e tyre më kontaktonte. Por sjellja e tyre më ka bërë të ndihem pjesë e familjes. Sa i përket Oltës, në fillim e nisëm me inatet e bigut që kishin mbetur, por më pas e kuptuam që gjithçka kishte mbaruar. Nuk është se u bëmë shokë, nuk kemi qenë ndonjë herë shokë që të bëhemi tani, por e menduam që kjo është gjë shumë më e madhe se zënkat tona.”- tha Luizi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH