Showbiz

Si është marrëdhënia e Oltës me aktorët e tjerë?

Shkruar nga Liberale
Si është marrëdhënia e Oltës me aktorët e

Aktorja e njohur Olta Gixhari është një nga protagonistet e “Në kuadër të dashurisë”, që bashkë me Luiz Ejllin, luajnë një çift të martuarish në film.

Në një intervistë aktorët e “Në kuadër të dashurisë” janë shprehur më shumë për rolin e tyre, apo dhe skenat më të vështira që iu është dashur të luajnë.

E së fundmi, Ndriçim Xhepa dhe Sara Hoxha, kanë shprehur marrëdhënien e tyre me Olta Gixharin në sheshxhirim.

Ndriçim Xhepa: Unë e shoh personazhin e Jonidës, pra të Olta Gixharit, bijës sime në film, në mënyrë krejtësisht të natyshme sepse unë njihem me Oltën kur ajo ishte student në shkollë, në vitet 2005-2006. Në lëndën e të folurit skenik e kam pasur student dhe i kam kofidencat edhe miqësore edhe profesionale me të, kështu që nuk kisha asnjë problem në marrëdhënie me të.

Sara Hoxha: Marrëdhënia ime me Oltën në film, me Jonidën, është e ngjashme me marrëdhënien tonë edhe jashtë filmit. Pra ne kemi mendimet tona të ndryshme, për gjëra të ndryshme, por prapë e duam shumë njëra-Otjetrën dhe kuptohemi shumë mirë. Ngjarjet në film na çojnë në drejtime të kundërta, mendoj. Por që prapë e kam motër dhe nuk kam ku ta çoj…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH