Aktualitet

Si do të jetë moti në fundjavë? Meteorologu paralajmëron: Erë e fortë dhe...

Shkruar nga Liberale
Si do të jetë moti në fundjavë? Meteorologu

Në dy ditët në vijim, Shqipëria do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm dhe me vranësira kalimtare, të cilat do krijojnë herë pas here momente shiu.

Dita e diel do jetë ditë surprizash. Meteorologu, Akil Osmani thotë se i gjithë territori shqiptar do përfshihet nga reshjet e shiut. Krahas shiut, dita e diel do të karakterizohet me erë të fortë duke bërë që dallgëzimi në det të jetë i lartë.

Sa i përket luhatje së temperaturave, pritet të ketë ulje me të paktën 5-6 gradë celsius.

“Sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, kalimit të vranësirave dhe më të dukshme vranësirat do jenë në zonat malore duke krijuar momente të pakta me pika shiu.

Dita e diel do të sjellë ndryshim sa i përket situatës sinoptike pasi presim shtim vranësirash të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që reshjet e shiut të jenë në formën e rrebesheve.

Temperaturat e ajrit, sot dhe nesër, mbeten të larta, me maksimum 33-34 gradë celsius. Të dielën do të zbresin rreth vlerës 27-28. Dita e diel do kemi fuqizim të parametrit të erës dhe deti do jetë i trazuar”, tha meteorologu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH