Aktualitet

Si asnjëherë më parë, Berisha dhe Meta dalin në një konferencë të përbashkët për zgjedhjet lokale

Shkruar nga Liberale
Si asnjëherë më parë, Berisha dhe Meta dalin në

Kryetari i "Rithemelimit", Sali Berisha, nuk ka pranuar të japë detaje për takimin që pati ditën e sotme me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në lidhje me zgjedhjet vendore 2023.

Më herët, Meta tha në një prononcim të shkurtër për mediat, se i propozoi Berishës emrin e kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nuk pranoi ta identifikonte.

Ndërsa Sali Berisha deklaroi se rezultatet që u arritën në takimin me Ilir Metën do të bëhen të ditura të enjten përmes një konference për shtyp.

“Sot ne patëm një takim shumë të mirë me z.Meta dhe z.Petrit Vasili. Nesër në një konferencë shtypi të përbashkët do ju informojmë ju mbi rezultatet e këtij takimi. Tani gjithçka është dhe do jetë në funksion të betejës së madhe, të protestave, protestës së 12 Nëntorit, në mbështetje të plotë të lëvizjes sindikaliste të universiteteve, të bizneseve të vogla dhe përpjekjeve të tyre për të mbijetuar në kushtet më të vështira. Vendosa sot që të komunikoja datën e protestës dhe do të mblidhet së shpejti fronti për shpëtimin e Shqipërisë, do ketë takime të tjera me aleatët, me qytetarët, me grupe interesi, do ketë takime me gjithë shqiptarët që mbrojnë kauza të drejta për t’u bashkuar si kurrë më parë”, u shpreh Berisha.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH