Aktualitet

Si analist/ Kryeministri flet për situatën në PD: Në mënyrë cinike Ramës i intereson sherri

Shkruar nga Liberale
Si analist/ Kryeministri flet për situatën në PD: Në

Kryeministri i vendosur në rolin e një analisti ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe se çfarë i intereson Edi Ramës. Ai tha se janë dy gjëra, teksa mohoi se ‘ai’ mund të jetë me njërën palë, pasi do donte të kishte përballë një forcë me legjitimitet moral.

“Në mënyrë cinike Edi Ramës i intereson sherri, në mënyrë pragmatike i intereson qetësia. Të dyja këto janë të pamundura. Edi Rama nuk ka beteja me këta, se i ka mundur dhe i mund prapë. Do donte të kishte përballë një forcë me legjitimitet moral për ta përfaqësuar të gjithë opozitën dhe për t’u shkëmbyer në mënyrë konstruktive. E treta, që është me këtë apo atë nuk është fare. Në mënyrë pragmatike do donte një opozitë që është aty e unifikuar”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH