Aktualitet

Shumpeter: Lidhja Franceze

Shkruar nga Liberale
Shumpeter: Lidhja Franceze

Harrojeni MeKinzi-n. Një intelektual Francez është çelësi për të kontrolluar se si perceptohen kompanitë

JO shumë biznesmenë studiojnë filozofinë franceze të pas luftës, por sigurisht që mund të mësojnë prej saj. Mishel Fuko, i cili vdiq në vitin 1984, argumentoi se mënyra se si ti strukturon informacionin është një burim fuqie. Disa nga të pasurit më të famshëm të Amerikës, përfshirë Xhef Bezos dhe Uorren Bafet, e kuptojnë këtë shumë mirë, duke manipuluar me zgjuarsi mënyrën se si të huajt shohin firmat e tyre. Kjo është një nga aftësitë më të rëndësishme, por më pak të kuptuara në biznes.

Fuko ishte i fiksuar me taksonomitë, ose se si njerëzit e ndanë botën në kategori mendore arbitrare në mënyrë që "të zbusin morinë e egër të gjërave ekzistuese". Kur shohim këtë nga ana tjetër, "ne e kuptojmë menjëherë ... bukurinë ekzotike të një sistemi tjetër të mendimit". Imagjinoni, për shembull, një supermarket të organizuar sipas prodhimeve të sapo vjelura. Sallatë jeshile, Merluc, krem karamel dhe New York Times do të grupohen në një rresht të quajtur "artikujt e prodhuar dje". Uiski, spango, konserva me ushqim për qen dhe DVD-të e Celin Dion me çmim te ulur do të ishin në rreshtin "të prodhuara në vitin 2008".

Shumica e industrive kanë krijuar taksonomitë që fshehin të metat e tyre. Firmat e Wall Street fshehin fitimet e tyre të rrezikshme në tregtinë e pronave duke i lidhur ato me tarifat më të qëndrueshme të paguara nga klientët. Gjigandët e IT-is që kanë transferuar kompanië në Indi i ndajnë shitjet e tyre në kategori  të tilla si "zgjidhje" dhe "zhvillim  aplikacionesh", që tingëllojnë më mirë se "puna e kontraktuar nga klientët amerikanë tek stafi ynë me paga të ulëta në Mumbai dhe Bangalore". Firmat minerare organizohen sipas llojit të mallit - bakër ose xeheror hekuri. Një taksonomi gjeografike do të tregonte se prodhimi i tyre është shpesh në vende të pastabilitet dhe se ato mbështeten tek një klient i madh: Kina.

Disa drejtues finok e dinë se si të rimodelojnë taksonomitë, se si të ç'tendosin perceptimet e investitorëve, të palëve te tjera dhe stafit. Një rast i tillë shëndritës është zoti Bezos i Amazon. Në fillim të vitit 2015 investitorët po shqetësoheshin se ky ishte një biznes shitjeje me pakicë me marzh të ulët dhe po humbnin durimin e tyre. Zoti Bezos ndryshoi taksonominë e tij duke "shfaqur" AWS(Sherbimin Online te Amazon), biznesin e saj te hostit virtual, i cili po prodhonte gralin e shenjtë të fluksit monetar të lartë, të qëndrueshëm dhe në rritje të shpejtë. Ky veprim ka qenë thelbësor për çmimin e rigjallëruar të aksioneve të Amazon.

Teknika e AWS është duke u adoptuar nga firmat më të reja me humbje të teknologjisë, që duan të dalin në publik. Uber, për shembull, inkurajon të tjerët për ta ndarë atë ne qytete dhe kohë te ndryshme. Në vendet ku ka negociuar numrin e levizjeve me gjatësin e tyre marzhi i saj wshtw pozitiv, duke treguar keshtu se është vetëm një çështje kohe para se e gjithë firma të filloj të fitoj para. WeWork, një firmë moderne zyrash me qera, shfaqi në Prill një mënyre të re të fitimit, "Ebitda e menaxhuar nga komuniteti". Emri ishte qesharak, por koncepti jo, që do të thotë "fitimet bruto të zyrave që janë hapur prej pak kohësh". Ashtu si Uber, WeWork dëshiron të tregojë se ka një bazë fitimi që mund të rritet.

Disa firma kanë problemin e kundërt dhe duhet të tregojnë se, edhe pse janë gjenerues të qëndrueshme parash, ato e kanë një kartë nën mëngë. Për shembull, Google vazhdon të mbështetet në fitimet që i vijnë nga reklamat e kërkimeve. Por në vitin 2015 ajo ndryshoi emrin e saj në Alfabet, i cili u bë një firmë e ndarë në dy divizione, Google dhe "baste të tjera", e cila përfshin projektet e saj të reja si makinat pa shofer. Ajo punësoi Ruth Porat nga Morgan Stanley për t'u bërë shef i financës. Ndryshimet kishin për qëllim të tregonin se ajo ka një formulë serioze për investime në sipërmarrje të reja. Investitorët e kanë marrë me entuziasëm këtë gjë.

Bankat tradicionale Perëndimore që janë te interesuara të tregojnë se mund të zhvillojnë FinTek(sistemet elektronike te financimit), do të ishte mirë të studionin DBS, një bankë e Singaporit me një vlerë tregu prej 51 miliardë dollarësh. Piyush Gupta, shefi i saj, donte të tregonte iniciativat dixhitale që po ndodhnin në firmë. DBS ka etiketuar secilin konsumator si "dixhital" ose "tradicional" bazuar në atë nëse ata fillimisht përdorën produkte dixhitale ose jo, dhe caktuan kostot për të dy grupet. Banka tani mund të ndahet në dy biznese dhe të tregojë se ajo dixhitale është më fitimprurëse dhe është një pjesë në rritje e vlerës totale. Ky ushtrimi ndihmon në shpjegimin e rritjes së çmimit të aksioneve.

Taksonomistët e korporatave më të zhvilluara akoma luajnë një lojë të madhe; duke kontrolluar jo vetëm se si firma është e nën-ndarë, por edhe nëse ajo shihet si një kompani reale. Kjo është arritja thelbësore e Uorren Bafet në Berkshajër Hathuei, të cilën ai insiston se nuk është as një konglomerat, as një mjet investimi, por një gjë unike që mund të analizohet vetëm duke përdorur një sërë rregullash të posaçme që ai ka treguar në një "manual për pronarin". Kjo e ka mbrojtur Berkshajër nga shikimet skeptike dhe kritikat gjatë dekadës së fundit, edhe pse ka ulur performancën e bursës.

Masajoshi Son, shefi i SoftBank, një telekom japonez dhe konglomerat i teknologjisë, sapo ka finalizuar një levizje të ngjashëm befasuese në klasifikim. Firma prej kohësh ka qenë ne qendër të kritikave për fluksin e saj të dobët dhe borxhin e lartë, kështu që duke filluar nga viti 2017 zoti Son filloi ta përshkruante atë si një operacion kapitali-sipërmarrës (KS), që do të vlerësohej duke përdorur masën e KS të normës së brendshme të kthimit, e cila është dhe lakmuese edhe e paverifikueshme. Ai që prej asaj kohe ka ngritur Fondin e Vizionit, një makine investimi gjigande me një vlerë prej 100 miliard dollarësh.

Por është Elon Musk ai i cili ka çuar rekategorizimin në fundin logjik të saj. Tesla, firma e tij e makinave, nuk mund të gjykohet në të tashmen, por vetëm në të ardhmen - thotë ai, të cilën ai e parashikon duke përdorur prodhimet afatgjata dhe objektivat e vlerës së tregut. Deri më tani ka funksionuar. Edhe pse Tesla ka pasur veshtirësi në prodhimin e një vëllimi modest makinash, parashikimet e Wall Street – në një parashikim total për shitjet e saj në vitin 2023 duke u mbështetur vetëm tek intensiteti i vizionit të tij – do të jenë tepër të qëndrueshme, pra në vlerën 60 miliardë dollar.

A është zog? A është avion?

Taksonomitë nuk janë alkimi. Nëse firmat nuk kanë sukses, përfundimisht nuk ka vend për t'u fshehur, siç mund ta tregoj Tesla. General Electric (GE) dhe IBM janë përpjekur të klasifikojnë pjesë të perandorive të tyre veçanërisht si të "teknologjisë së lartë", por meqenëse fitimet e përgjithshme kanë rënë, investitorët nuk janë mashtruar, GE e ka humbur vendin e saj në indeksin e elitës në Dow Jones. Megjithatë, duke kontrolluar se si klasifikohen dhe ndahen firmat e tyre, menaxherët shpesh mund të ndryshojnë perceptimet, dhe nga ana tjetër, duke ulur koston e kapitalit dhe duke i frikësuar konkurrentët. Fuko nuk kishte asnje interes për biznes. Por nëse ai do kishte, ndoshta do t’i kishte ndarë kompanitë në dy kategori: ato që kuptojnë fuqinë e taksonomive dhe atyre që nuk e kuptojnë atë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH