Aktualitet

Shumë shpejt në SHBA, Basha tregon qëllimin e vizitës

               Publikuar në : 15:58 - 23/10/19 liberale

Lideri i opozitës, Lulzim Basha do të niset në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajm i cili u konfirmua në një intervistë për Vizion Plus.

Gjatë intervistës më gazetaren Olta Blaceri, Basha theksoi se qëllimi i kësaj vizite dhe jo vetëm është një, “dhënia fund e kësaj krize të tmerrshme politike”.

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Pas Berlinit, ju do të niseni në SHBA. Cili është qëllimi i vizitës?

Lulzim Basha: I gjithë kontakti im me faktorin ndërkombëtar, me partnerët tanë strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, vendet e tjera të BE, Hollandën, kanë një dhe vetëm një qëllim -dhënien fund të kësaj krize të tmerrshme politike, që është kthyer në një krizë ekonmike dhe sociale për shqiptarët dhe hapjen e horizontit për Shqipërinë europiane.

Pyetje: Ka lidhje kjo vizitë me financimet, siç ju kanë akuzuar kundërshtarët?

Lulzim Basha: Po pse do të ketë lidhje me hetimet politike të Edi Ramës?

Pyetje: Kur dogjët mandatet, a ishit ju të vetëdijshëm se kjo rrugë e opozitës jashtë sistemit, do të ishte një rrugë e gjatë?

Lulzim Basha: Pa diskutim!

Pyetje: Deri në 2021-shin?

Lulzim Basha: Përpjekja jonë nuk është për pushtetin tonë personal. Përpjekja jonë nuk është për të shpejtuar rrugën e ardhjes në pushtet të PD. Përpjekja jonë është për të shkurtuar rrugën e vuajtjeve të shqiptarëve. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back