Sport

Shuma e borxhit marramendës që pretendon, Ronaldo hedh në gjyq Juventus

Shkruar nga Liberale
Shuma e borxhit marramendës që pretendon, Ronaldo hedh në gjyq

Cristiano Ronaldo vendosi që të ndërmarrë veprime ligjore kundër Juves përsa i përket rrogave të papaguara gjatë pandemisë Covid-19.

Ylli portugez pretendon që të marrë 19.9 milionë Euro neto nga klubi torinez, mbi pagesat që ishin shtyrë gjatë pandemisë, në dy manovra financiare të bëra për rrogat e futbollistëve, që aktualisht po hetohen, raporton Gazzetta dello Sport.

Lojtarët e ekipit pranuan që të shtynin marrjen e pagesave për katër muaj në Mars 2022 dhe Prill 2021, ndërsa klubi po kalonte momente të vështira financiare, ndërkohë që u arritën edhe marrëveshje individuale mes palëve.

Sulmuesi 38-vjeçar që kishte kërkuar kopje të dosjes së hetimit nga Prokuroria e Torinos, nuk ka arritur një pakt ekonomik me Juventusin në muajt e fundit, ndryshe nga Dybala, ndaj të cilit bardhezinjtë i detyrohesin 3 milionë Euro.

38-vjeçari u largua nga Juve në Gusht 2021 dhe u rikthye te Manchester United. Pas Botërorit, Ronaldo vendosi të luajë në Ligën profesioniste saudite për Al-Nassr.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH