Aktualitet

"Shuhen yjet e 30 qershorit", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Shuhen yjet e 30 qershorit", hap sot Gazetën Liberale

“Nga  nesër kemi vetëm një meritë, që qëndruam në anën e duhur të historisë”, kështu u drejtohej kryeministri Rama socialistëve në deklaratën për media mbrëmjen e 30 qershorit, pasi qendrat e votimit ishin mbyllur në të gjitha bashkitë.

E hëna e muajit korrik i gjeti socialistët me 61 kryebashkiakë socialistë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zbulonte se vetëm 20 përqind e qytetarëve  kishin ushtruar të drejtën e votës, në zgjedhjet e para pluraliste pa garë.

Megjithëse kryeministri,  me ngulmimin për t’i mbajtur zgjedhjet të dielën e fundit të qershorit si akt në mbrojtje të Kushtetutës dhe për të parandaluar precedentin në të ardhmen, kishte zgjedhur anën e drejtë të historisë një prej të besuarve të tij në pushtetin lokal nuk mundi dot të shkelë në zyrën  e bashkisë, pasi Partia Demokratike publikoi të dhëna se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH