Aktualitet

Shtyrja e qerave për bizneset dhe banesat, Tabaku: Antikushtetuese!

Shkruar nga Liberale
Shtyrja e qerave për bizneset dhe banesat, Tabaku: Antikushtetuese!

Ish-deputetja e Partisë Demokrarik, Jorida Tabaku në një lidhje live me News24 në rubrikën Opinion ka thënë se akti normativ për shtyrjen e qerave dhe bizneseve private është një vendim anti- kushtetues nga qeveria.

Ish-deputetja tha se qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjë mes dy privatëve, qiramarrësit dhe qiradhënësit pasi shumë qiradhënës varen vetëm nga qeraja që marrin.

Pjesë nga fjala e Tabakut:

Shtyrja e qirave është një lajm shumë i keq dhe nuk e kuptoj si është shkruar dhe është bërë në një dokument zyrtar. Është një akt që cënon demokracinë. Nuk duhet të lejojmë që situata aktuale të jetë shkas për të shkelur Kushtetutën. Nxit konflikt social për ata që janë më të varfër. Bëhet fjalë për persona që jetojnë nga qiraja dhe mbahen me qiranë. Të tërhiqen dhe të mbështesin biznesin e vogël. Asnjë vend tjetër nuk e ka bërë këtë model.

Duke filluar nga kryeministri dhe oligarkët që ai mbron duhet të jemi solidarë. Nga 120 milionë eurot. Nuk mund t’i ndërhyjë në buxhetin e tyre. Duhet menjëherë të alokojë nga buxheti i shtetit fonde për të mbështetur këtë kategori nga më të prekurat.

Në kishim planin për pagimin e qerave dhe për t ëpapunët. Paketë që e bën qeveria. Kanë gjetur subvencionet vendet e tjera për t’u paguar qeratë bizneseve të vogla. Në ktë periudhë krize duhet të jemi të vëmendshëm për demokracinë dhe s’mund të nxisim konflikt social. Shteti të pezullojë taksat dhe pagesat e taksave. Të ulë shpenzimet, të pezullojë koncesionet dhe të anulojë tenderat. Nuk mund të ndërhyjë mes dy privatëve. I bëj thirrje privatit kush ka mundësi ta ndihmojë biznesin e vogël por ja ta shkelë ligjin. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH