Aktualitet

Shtyrja e afatit të Vetingut, Balla: S’ka negociatë me PD për këtë çështje

Shkruar nga Liberale
Shtyrja e afatit të Vetingut, Balla: S’ka negociatë me PD

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët, tha se nuk do të ketë negociata me PD për zgjatjen e afatit të vettingut.

Ai theksoi se Reforma në Drejtësi është iniciuar nga aleatët e Shqipërisë dhe është tejet e rëndësishme që të vazhdohet përpara në këtë proces. Gjithashtu shtoi, se politika nuk duhet të përfshihet në mbarëvajtjen e saj.

“As ka pasur, dhe as nuk do të ketë negociatë për këtë gjë. Është një rekomandim që ka ardhur nga partnerët dhe institucionet që monitorojnë proceset e vetingut. Deri më tani ky proces ka ecur shumë mirë, madje përtej pritshmërive.

Askush nuk e dinte që një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarët do të shkarkoheshin. Në këtë këndvështrim dua të ritheksoj që grupi parlamentar i PS, s’duhet të hyjë në diskutim për këtë çështje. E rëndësishme është që politika duhet të rri larg Reformës në Drejtësi dhe themeli i saj ka qenë largimi i politikës në reformë.

Propozimi që ka ardhur në një grup deputetësh është diskutuar gjatë, që nga legjislatura e kaluar dhe ata që kanë monitoruar implementuar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe mos futja e politikës në këtë proces është tejet jetik për vijueshmërinë e Reformës në Drejtësi”, Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH