Aktualitet

Shtyhet vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së

Shkruar nga Liberale
Shtyhet vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së

Është shtyrë vendimi për ish-drejtorin e Radio Televizionin e Shqipërisë, Thoma Gëllçi.

Ai kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak se nuk paraqet rrezikshmëri. Të njëjtën kërkesë paraqitën edhe 3 të arrestuarit tjerë të vënë nën akuzë.

Thoma Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin për blerje pajisjesh me vlerë rreth 1 milionë euro për kanalin RTSH Agro.

Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë vendimin të shtunën në orën 12.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH