Aktualitet

Shtyhet takimi Kurti-Mustafa, ja kur do të mbahet

Shkruar nga Liberale
Shtyhet takimi Kurti-Mustafa, ja kur do të mbahet

Edhe pse më parë u tha se takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa do të mbahej në orën 14:00, mësohet se është shtyrë për në 15:00.

“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, u tha në njoftimin për media nga ana e Kryesisë së Vetëvendosjes.

Lajmin e ka konfirmuar KTV-ja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH