Aktualitet

Shtyhet shqyrtimi i rekursit të Aldo Bares në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Liberale
Shtyhet shqyrtimi i rekursit të Aldo Bares në Gjykatën e

Gjykata e Lartë ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së të dënuarit me burgim të përjetshëm Aldo Bares, ish kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës, i cili kërkon rrëzimin e vendimit për dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe gjykim të padrejtë.

Shkak i shtyrjes është bërë dorëheqja e dy gjyqtarëve, pasi kishin qenë më parë pjesë e trupës gjykuese dhe janë shprehur me vendim ndaj Aldo Bares. Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjes, prej vitesh po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Në 2017, me një vendim unanim, Gjykata Kushetuese vendosi të cilësojë si shkelje kushtetuese, faktin se Gjykata e Lartë nuk ka pranuar të shqyrtoj rekursin e Aldo Bares, që ankimoi vendimet e dënimit të tij. Për rrjedhojë, atij i lind e drejta të kërkojë lirinë.

Në vendimin e Kushtetueses, thuhet se Gjykata e Lartë nuk i është përgjigjur pretendime të Aldo Bares, duke i shkelur atij të drejtën e aksesit dhe të ankimimit. Kështu, dosja “Bare” është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë me arsyetimin e shkeljeve të rënda procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH