Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për Arbër Çekajn

Shkruar nga Liberale
Shtyhet sërish gjyqi për Arbër Çekajn

Është shtyrë sërish gjyqi për administratorin e kompanisë "Arbi Garden”, Arbër Çekajn.

Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatëve të Donaldo Lushajt.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite.

Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet më 8 janar të 2020. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH