Aktualitet

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për Luan Dacin

Shkruar nga Liberale
Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për Luan Dacin

Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Dacin. Shkak është bërë dorëheqja e gjyqtares Anita Mici e cila ishte caktuar në këtë proces, por Prokuroria bëri kërkesë për përjashtimin e saj nga gjykimi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sot nuk është formuar trupa gjykuese, ndërkohë që Anita Mici është në proces Vettingu në KPA, ku Daci është pikërisht anëtar.

Tashmë është në dorën e KLGJ të caktojë një anëtar të ri. Luan Daci u dënua nga GJKKO me 6 muaj burg, konvertuar në 12 muaj detyrim për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës, pasi kur është bërë anëtar i KPA ka falsifikuar dokumentet duke fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në 1997.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH