Aktualitet

Shtyhet për 6 muaj sistemi i fiskalizimiit, jo për bizneset e reja

Shkruar nga Liberale
Shtyhet për 6 muaj sistemi i fiskalizimiit, jo për bizneset e reja

Sistemi i fiskalizimit, për të cilin flitet prej muajsh, nuk do të zbatohet në janar të 2020. Ai do të shtyhet sërish me 6 muaj, duke nisur zbatimin në qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo do të funksionojë për bizneset ekzistuese, pasi për bizneset e reja do të nisë zbatimi që në janar të 2020-ës.

Qeveria ka miratuar më datë 13 nëntor 2019 projektligjin e fiskalizimit, i cili synon të rrisë monitorimin e bizneseve, të ulë informalitetin dhe të rrisë mbledhjen e të ardhurave.

Ky projektligj, i cili do të heqë nga qarkullimi kuponin tatimor dhe do të fusë faturën elektronike, do të bazohet në pajisje të reja informatike. Duke filluar nga viti i ardhshëm bizneset do të përdorin aplikacione të cilat do të instalohen në çdo pajisje teknologjike, PC, telefon, kompjuter, dhe nga ku më pas do te printohen faturat elektronike. Çdo shitje apo veprim në kasën e re që është aplikacioni do transmetohet direkt në Drejtorin e Tatimeve.

Impelementimi i këtij ligji ka hasur kritika, jo vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca.

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka pranuar se sistemi i fiskalizimit do të ketë kosto për mirëmbajtjen, por edhe blerjen e këtij aplikacioni.

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka pasur rezerva për faktin se projektligji i fiskalizimit dhe ndryshimet në ligjet fiskale, nënkuptojnë zhdukjen e kasave fiskale. "Ky nuk është një vendim i duhur" ka thënë ai.

Nga ana e opozitës ky aplikacion kritikohet, me argumentin se kjo është një kosto shtesë për biznesin, që përkeqëson klimën e të bërit biznes. Po ashtu është kritikuar për faktin se funksionimi i aplikacionit do të varet nga interneti dhe vendi nuk mbulohet i gjithi nga interneti./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH