Globi

Shtyhet në shtator regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale
Shtyhet në shtator regjistrimi i popullsisë në

Maqedonia e Veriut ka shtyrë regjistrimin e popullsisë  për në muajin shtator 2021. Kjo marrëveshje është arritur mes kryeministrit Zaev dhe drejtuesit  të opozitës, Mickoscki pas mosmarrëveshjeve për  procesin e regjistrimit . Shtyrja e censusit është bërë me qëllimin që deri në shtator të këtij viti të jetë  vaksinuar një pjesë e mirë e popullsisë dhe të ulet rreziku i infektimeve. Ky vendim ka sjellë dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale 2021 të cilat tashmë do të zhvillohën në tetor të këtij viti mbasi të ketë mbaruar procesi i regjistrimit.

Në fakt çeshtja e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka përfshirë dhe politikanë shqiptarë jashtë saj, të  cilët kanë bërë thirrje për regjistrim nga ana e shqiptarëve në këto troje. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para disa ditëve u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut brenda dhe jashtë saj që të marrin pjesë në regjistrim. Ai ka deklaruar:“Meqë edhe me Kushtetutën aktuale, të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm”.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke iu kërkuar shqiptarëve të Maqedonisë të Veriut të regjistrohen.

“E mira nuk ka fund dhe asnjëherë nuk është mjaft. Por mjafton të kthejmë kokën pas, jo shumë larg në kohë, veç disa vite më parë, për të parë se çfarë hapash të mëdhenj dhe vendimtar keni hedhur në afirmimin e identitetit dhe dinjitetit shqiptar në atë republikë, ku deri dje shqiptari trajtohej si kategori e dytë edhe pse pa popullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë së Veriut ” - ishte apeli i Ramës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH