Një draft paraprak i Këshillit të Evropës, i bërë publik në media, propozon hapjen e negociatave me Shqipërinë, por duke vendosur disa kushte, të ngjashme me ato të Bundestagut.
Në draft sugjerohet gjithashtu që konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm.
“Në dritën e progresit të arritur në reforma dhe kushteve të përcaktuara unanimisht nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Këshilli fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociata në përputhje me atë evropiane”
“Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysma e parë e vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të përparojnë më tej në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR”, thuhet në draftin paraprak të Këshillit të Evropës.
Në draft thuhet se para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet:
-Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.
-Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.
-Ngritja dhe funksionimi i SPAK.
-Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.
-Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
-Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019