Aktualitet

Shtohen ngacmimet seksuale, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë e Durrës

Shkruar nga Liberale
Shtohen ngacmimet seksuale, arrestohen dy të rinjtë në

Ditën e sotme janë shënuar 2 raste ngacmimi seksual njëri në Tiranë dhe tjetri në Durrës . Në të dyja rastet protagonistë ishin dy 27-vjeçarë.

Në Tiranë, policia thotë se i arrestuari akuzohet se ngacmoi seksualisht në një lokal një vajzë 15-vjeçare.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. T., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në një lokal”- thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat.

Ndërsa policia e Durrësit tha se i arrestuari ishte një 27-vjeçar nga Tirana, i cili u kap në flagrancë, në Manzë pasi dyshohet se ngacmoi dy vajza.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase”- raporton policia e Durrësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH