Showbiz

Shtirej në rrjete sociale si e bija e tij, reagon për herë të parë Noizy në lidhje me adresën "fake"

Shkruar nga Liberale

Prej kohësh një profil në rrjetet sociale hiqej si vajza e reperit Rigels Rajku, gjithashtu i njohur si Noizy. Që pas publikimit të këngës "Noku", reperi ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave, teksa Leandra jeton me të ëmën jashtë Shqipërisë, e kurrë më nuk ka ndarë asnjë foto të saj.

Leandra ka qënduar larg vëmendjes mediatike, megjithatë në Tik Tok ishte hapur së fundmi një llogari, ku përdoruesi pretendonte se ishte pikërisht vajza e Noizy-t. Në të postoheshin foto apo video të një vajzë të vogël, gjë që ka sjellë reagimin e reperit.

“Kjo nuk është Noku vërtetë, ju premtoj. Fake. Noku s’ka rrjete sociale,”- ka shkruar ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH