Aktualitet

Shtimi i të infektuarve, Manastirliu apel qytetarëve

               Publikuar në : 18:32 - 01/08/20 liberale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me epidemiologët e Tiranës deklaroi se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga COVID19.

Pas shifrave të publikuara zyrtare nga Ministria, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitive me Covid 120 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 4 qytetarë, Manastirliu ka dalë me një tjetër mesazh dhe apel për qytetarët.

Postimi i plotë

Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

T’i ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta 🤜#COVID19🤛
↔️#RuajDistancën
😷#MbajeMaskën
🧼#KujdesuPërHigjienën

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back