Aktualitet

Shtimi i të infektuarëve, hapet spitali Covid 3

Shkruar nga Liberale
Shtimi i të infektuarëve, hapet spitali Covid 3

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të çelë spitalin Covid 3, i cili gjendet në godinën e ish-Kirurgjive, në brendësi të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Struktura e re ka një kapacitet prej 150 shtretër dhe një njësi Reanimacioni. Për t’u ardhur në ndihmë pacientëve, të gjitha dhomat e spitalit Covid 3 janë pajisur me respiratorë, oksigjen dhe monitorë.

Gjithashtu është gati edhe ekipi mjekësor me mjekë dhe infermierë, të cilët kanë kryer edhe trajnimin disa mujor në spitalin Infektiv. Spitali Covid 3 fillimisht do të jetë një strukturë mbështetëse e dy spitaleve të tjera, shkruan Klan.

Pacientët të cilët përmirësohen nga ana klinike dhe negativizohen nga Covid, do të zhvendosen tek spitali Covid 3 për rehabilitimin e plotë pas sëmundjes.

Të tre spitalet Covid kanë në total 470 shtretër, prej të cilëve 120 në spitalin Covid 1 në Shërbimin Infektiv, 200 në spitalin Covid 2 tek Sanatoriumi dhe 150 në Covid 3.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH