Globi

Shtimi i rasteve/ Ministri paralajmëron kufizim të lëvizjeve

Shkruar nga Liberale
Shtimi i rasteve/ Ministri paralajmëron kufizim të lëvizjeve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa ta reja pas rritjes së rasteve me Covid-19, në Kosovë. Zemaj ka thënë se do të ketë kufizim të lëvizjes dhe tubimeve nga dita e nesërme.

“Edhe dje edhe sot jemi në vlerësim për të marrë masa të reja dhe sigurisht do të njoftoheni me vendimin e Qeverisë që do të jenë edhe disa masa të cilat ne mendojmë që e ndihmojnë luftën ndaj COVID-19 dhe e stabilizojnë situatën epidemiologjike në Kosovë. Në kuadër të kësaj do të ketë disa kufizime të lëvizjeve, tubimeve, takimeve. Do të ketë disa lirime aty ku e kemi parë se virusi nuk është prezent dhe mund të kontrollohet. Këto janë tema dhe vlerësime të cilat sigurisht nëse aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të jenë të zbatueshme nga dita e nesërme”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 7 mijë e 413, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 276 raste të reja, ndërkaq betejën me koronavirusin e kanë humbur 185 persona.

Aktualisht raste aktive me COVID-19, janë 3 mijë e 201.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH