Aktualitet

Shtimi i infarkteve/ Mjekja: Shkak stresi nga tërmeti dhe pandemia

               Publikuar në : 17:11 - 12/08/20 liberale

Sipas një studimi të EuroStat dhe INSTAT, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Evropë sa i takon numrit të vdekshmërisë që si pasoja kanë sëmundjet e zemrës dhe të tensionit.

Sipas kardiologes Imelda Leka, stresi ka shtuar numrin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiake. Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmë nga kardiologët.

Me situatën që po kalojmë tani njerëzit janë paska të trembur. Kjo ka sjell fluks vizitash tek kardiologu. Kemi pas raste të shtimit të infarkteve. Vetëm për këtë muaj pranë qendrës tonë shëndetësore janë paraqitur 6 infarkte, që është shifër e lartë”, shprehet Imelda Leka, kardiologe.

Grupmosha e hasur më shumë është nga 47-60 vjeç, por gjithnjë e më tepër sëmundjet kardiovaskulare kanë prekur edhe zemrën e të rinjve.

“Kohët e fundit edhe grupmoshat nga 30-40 vjeç kanë pësuar rritje të sëmundjeve kardiake. Sidomos moshat e reja po preken çdo ditë e më shumë nga hipertensioni. Kjo lidhet me faktin e përdorimit të duhanit, lëndëve narkotike, pijeve alkoolike si dhe jetës sedentare”, sqaroi Leka.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back