Kryesore

Shteti me më shumë deputetë nga komuniteti LGBTIQ

               Publikuar në : 21:14 - 21/10/20 liberale

Zgjedhjet e së shtunës së kaluar, konfirmuan qeverinë e drejtuar nga liderja popullore laburiste, Jacinda Ardern me një maxhorancë të konsiderueshme në Zelandën e Re.

Zelanda e Re numëron numrin më të madh të deputetëve të LGBTIQ në botë, duke kaluar nga shtatë në 12 në parlamentin me 120 vende, me 10% të deputetëve lezbike, homoseksualë, biseksuale, transgjinore dhe queer.

Mes këtyre të fundit, tetë u zgjodhën në Partinë Laburiste dhe katër mes të Gjelbërve. Kjo i jep vendit përfaqësimin më të madh në botë duke kaluar Britaninë e Madhe që ka një proporcion prej 7%.

Zelanda e Re është vendi i parë në botë që njohu në vitin 1893 të drejtën e votës për gratë, pranoi në vitin 2005 martesat mes çifteve të të njëjtit seks dhe në 2013 legalizoi martesat homoseksuale.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back