Kryesore

Shteti ballkanik që do të prodhojë vaksinën ruse Sputnik V

               Publikuar në : 13:40 - 15/04/21 liberale

Sputnik V tashmë do të prodhohet edhe në Serbi. Vendi ballkanik do të bëhet dhe i pari në Europë që do të prodhojë vaksina ruse të Sputnik V.

Deri më sot vaksina ruse prodhohej vetëm në Rusi dhe Bjellorusi, kurse tashmë do të prodhohet edhe shumë afër Shqipërisë, në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Fondit Direkt të Investimeve në Rusi që është edhe financues i vaksinës Sputnik V.

Nga Serbia pohojnë se prodhimi i Sputnik V në vendin e tyre fillon më 20 maj. Kujtojmë se edhe Shqipëria ka pranuar vaksina Sputnik V, pavarësisht se nuk është certifikuar apo pranuar nga BE.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back