Aktualitet

"Shtëpitë e barit po lenë lagjet pa energji", Britania dëbon shqiptarin 

Shkruar nga Liberale
"Shtëpitë e barit po lenë lagjet pa energji", Britania

Një shqiptar, i cili drejtonte një shtëpi kanabisi në një fshat të vogël në Sheffield do të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar.

Por përpara ai duhet të vuajë një dënim 8 muaj burg, pas arrestimit më 27 Shtator. Në banesën ku ai po qëndronte u gjetën 100 rrënjë kanabis.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, sasia e drogës që po kultivonte 31-vjeçari E. Briskaj do të sillte fitime deri në 200 mijë paund.

Mediat shkruajnë se për shkak të mbingarkesës me energji elektrike që kërkojnë këto shtëpi, disa lagje mbesin pa energji elektrike.

“Shtëpitë e barit janë një kërcënim, duke shkaktuar dhunë, shfrytëzim dhe skllavëri. Dhe në shumicën e rasteve, shtëpitë e barit, të cilat kërkojnë shumë energji elektrike, mbingarkojnë transformatorët lokalë dhe zhysin lagjet në errësirë për orë të tëra”, shkruajnë mediat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH