Aktualitet

Shqyrtohet në KQZ kërkesa Berisha-Meta, Indrit Sefa: PD nuk ka bërë asnjë koalicion

Shkruar nga Liberale
Shqyrtohet në KQZ kërkesa Berisha-Meta, Indrit Sefa: PD nuk ka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e Partisë së Lirisë së Ilir Metës me 2 parti të tjerë, ku në marrëveshje kanë futur edhe emrin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka kërkuar të merren masa ndaj këtyre personave që e kanë sjellë këtë kërkesë.

“Ju konfirmoj që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Ështtë përdorur logo, emri dhe karakteristikat e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë që kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe mashtrim të zgjedhësve. Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion. Nuk është kush është ky person që e ka bërë këtë kërkesë. Komisioneri të marrë masa dhe të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të vendosur në vend drejtësinë. Kjo kërkesë duhet rrëzuar”, tha Sefa.

Ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë së Lirisë tha se Sefa flet si përfaqësues i një partie ende të paregjistruar.

“Kolegu Sefa flet në emër të një partie që ende nuk është regjistruar, për të kundërshtuar disa parti që janë regjistruar e duan të bëjnë një koalicion. Është ende afati për ta ankimuar atë vendim”, tha Kaziaj.

Por kujtojmë se, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Ndërkohë, që ditën e djeshme, Alibeaj dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deklaratën solemne, të firmosur prej tij dhe përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH