Aktualitet

Shqiptarja u vra në Belgjike, prindërit ia ekzekutuan para 20 vitesh

Shkruar nga Liberale
Shqiptarja u vra në Belgjike, prindërit ia ekzekutuan para 20 vitesh

Një vajze shqiptarë u vra brutalisht me një bombol që shërben për emergjencë në shuarjen e zjarreve, në një hotel në Ruisbroek në Belgjikë. Xhuljana Lala, 33 vjeçe punonte si kamariere në këtë zonë prej 5 vitesh.

Mediat belge bëjnë me dije se autori është një francez 36 vjeç, i cili ishte arratisur nga Spitali Psikiatrik i Marsejës në Francë dhe pasi udhëtoi 1 mijë kilometër, hyri në hotel për të rezervuar një dhomë.

Në një moment teksa mori një dhomë në hotel, mashkulli, siç ka deklaruar në polici, ka dëgjuar zëra, duke përfshirë edhe atë të djallit, që sipas tij e kanë urdhëruar të vrasë kamarieren.

Për këtë arsye, ai ashtu siç ishte i zhveshur, ka lënë dhomën e tij dhe ka shkuar në dhomën ku qëndronte punonjësja e hotelit, shqiptarja Xhuljana Lala.

Ka marrë një bombol që shërbente për shuarjen e zjarrit në hotel dhe ka qëlluar për vdekje pa asnjë lloj motivi 33 vjeçaren.

Një anëtar i stafit të hotelit zbuloi të gjithë skenën e krimit. Burri ishte ende i zhveshur pranë viktimës dhe i kishte kryqëzuar kyçet e duarve, sikur të ishte gati të arrestohej.

Unë e vrava atë sepse djalli më urdhëroi ta bëja këtë gjë. Më arrestoni tani”, tha ai, në momentin që policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nuk hasi fare në kundërshtinë e autorit.

Viktima Xhuljeta Lala nga Divjaka kishte vite që jetonte në zonën e quajtur Jesse në Belgjike me motrat dhe vëllain e saj dhe prej 5 vitesh punonte si kamariere në këtë kompleks buze autostradës. Koleget e saj mbeten të tronditur nga kjo ngjarje.

Sipas Vizion Plus, ata u larguan për një jetë më të mirë pas vrasjes së 2 prindërve nga një person nga Divjaka rreth 20 vite më parë. Për familjen, kjo është rihapje e plagëve dhe që i ka pikëlluar shumë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1188442,1188441"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH