Aktualitet

Shqiptari vdiq në banesë, arrestohet vajza e tij 18-vjeçare

Shkruar nga Liberale
Shqiptari vdiq në banesë, arrestohet vajza e tij 18-vjeçare

Një shqiptar 47-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur pas një zënke në familje mëngjesin e së enjtes në Zvicer, ndërsa janë lënduar gruaja dhe e bija e tij.

Autoritetet zvicerane ndërkohë e kanë arrestuar të bijën e tij 18-vjeçare, pasi ajo akuzohet se e vrau babanë, shkruan Blick.ch.

Siç ka raportuar “20.minuten”, bëhet fjalë për një 47-vjeçar, që është lindur në Kosovë dhe është marrë me biznes të veturave për 20 vjet.

Unë e njoh atë dhe familjen e tij gjatë”, ka thënë një nga punëtorët e M.B. “Kurrë nuk ka pasur zënka. Ishin njerëz shumë paqësor. Është e trishtueshme çfarë ka ndodhur”.

Siç ka rrëfyer ai, B. kishte ardhur si 16-vjeçar nga Kosova në Zvicër dhe me bashkëshorten kishte dy fëmijë, një djalë e një vajzë.

“Janë njerëz shumë të mirë. Djali po studion dhe e ka kompaninë e tij”, ka thënë punonjësi.

Edhe vajza e tij ka thënë se planifikonte të studionte e bashkëshortja punonte në firmën e B. Në Facebook B. kishte postuar në të kaluarën shumë foto me familjen. Para 15 orëve kishte postuar një foto duke tymosur një cigare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH