Aktualitet

Shqiptari qëllohet me 7 plumba, përfundon në gjendje të rëndë në spital pas atentatit në Itali

Shkruar nga Liberale
Shqiptari qëllohet me 7 plumba, përfundon në gjendje të

Një 39 vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Vittoria, në provincën e Raguzës në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari u qëllua me 6-7 plumba në fshatin midis Vittoria dhe Pedalino, një fshat i Comiso-s.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Guzzardi di Vittoria. Mësohet se, gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave vendase, shqiptari ishte i ligjshëm në territorin italian me leje qëndrimi të rregullt, ndërsa ende nuk bëhet i ditur emri i tij. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH