Aktualitet

Shqiptari po i shkatërronte shtëpinë me buldozer, 53-vjeçari e qëllon me armë, tregon sherrin prej vitesh me fqinjin

Shkruar nga Liberale
Shqiptari po i shkatërronte shtëpinë me buldozer,

Sandro Mugnai, 53-vjeçari që qëlloi dhe vrau shqiptarin Gezim Dodolin më 5 janar po sulmonte me buldozer shtëpinë e tij në San Polo, një fshat i Arezzo, thotë se është i sëmurë. Mugnai qëlloi disa të shtëna nga dritarja e banesës duke lënë të vdekur 59-vjeçarin.

Nga rrëfimi i tij për mediat italiane, zënkat e tyre vazhdonin prej vitesh. Mugnai u lirua nga burgu pasi sipas gjykatësit nuk ekzistojnë elementet për prishje të provave apo arratisje nga vendi. Ndërkohë autori i vrasjes vazhdon të përsërisë tani se nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Pashë dritaren duke u shembur, të gjitha gjërat, madje edhe kasollen që ishte aty sipër shkallëve”, i tha burri një gazetari të Canale 5. “Vëllai im u përpoq të zbriste në katin e poshtëm për të folur me të, ai e drejtoi buldozerin kundër tij. Nuk dija më çfarë të bëja”, tha sërish Mugnai.

Në atë moment në shtëpi ishin 7 veta, të gjithë të mbledhur për darkë për festën e Epifanisë. “Rrezikonim të na shembej çatia, prandaj e ndalova, u përpoqa verbalisht por ai nuk ndaloi. Tentuam të dilnim por nuk na la të dilnim”, shtoi Mugnai.

Askush nuk mund t'i përgjigjet pyetjes "pse gjithë kjo urrejtje". “Nuk e di, zgjidhjet gjenden për çdo gjë. E di që jemi të gjithë të sëmurë, mami nuk bën gjë tjetër veçse qan. Është një problem i madh për të gjithë, jam i sëmurë sepse ndërgjegjja është kështu. Ngjarje të tilla mbesin me ndërgjegje. E bëra për të shpëtuar familjen time, jo për ndonjë arsye tjetër”, tha sërish burri.

Gjyqtari hetues vlerësoi se nuk ekzistonte rreziku i arratisjes, përsëritjes së krimit apo rreziku i manipulimit të provave dhe nuk urdhëroi masa sigurie ndaj 53-vjeçarit. Avokatët e autorit u fokusuan në nevojën për të ushtruar vetëmbrojtje duke qëlluar./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH