Aktualitet

Shqiptari kapet me 1 mln euro kokainë të fshehur në kamion

Shkruar nga Liberale
Shqiptari kapet me 1 mln euro kokainë të fshehur në kamion

Një kamion që mbante më shumë se 43 kilogramë kokainë u bllokua në rrugët e Reggio Emilia.

Mjeti, i cili u largua nga Piacenza të hënën 14 dhjetor, u vu re më pas nga hetuesit ndërsa ishte parkuar në Decathlon, ku ishte subjekt i një vajtje-ardhje të vazhdueshme të njerëzve.

Ndërsa agjentët vazhduan me verifikimin e targës, shoferi hipi në bord dhe doli me shpejtësi në autostradë.

Në këtë pikë, hetuesit u nisën në ndjekje të kamionit, i cili u bllokua në Modena Nord. Këtu kamioni u kontrollua, por errësira dhe madhësia e automjetit e bënë të vështirë përfundimin e kontrolleve. Operacionet vazhduan më pas mëngjesin tjetër në portin e Ravenës.

Falë teknologjisë, agjentët zbuluan një vend të fshehtë metalik me magnet, ku ishin vendosur 40 pako kokainë, me një peshë totale prej 43.7 kg dhe me një vlerë rruge rreth një milion euro.

Në pranga përfundoi shoferi, një 38 vjeçar shqiptar, me dokumente të rregullta në territorin italian. Ai i dërgua në burgun e Ravennas, ndërsa mbi rëndon akuza e posedimit të drogës për qëllim të tregtimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH