Aktualitet

Shqiptari i vë flakën gruas 39-vjeçare, shkak mendohet xhelozia

               Publikuar në : 13:27 - 13/12/19 liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në një familje shqiptare.

Një shqiptar 45-vjeçar ka lyer gruan 39-vjeçare me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Mediat greke raportojnë se skena ka ndodhur në banesën e  tyre në kat të pestë. Kanë qenë britmat e fuqishme të gruas ato që kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë lajmëruar autoritetet.

Çifti ishte duke debatuar, gjë që fqinjët shprehen se ndodhte shpesh, nga ku mendohet se gjithçka ka ndodhur për hir të xhelozisë.

Gruaja ka marrë plagë serioze dhe është duke luftuar për jetët, ndërkohë që edhe burri ka përfunduar në spital pasi ka marrë disa plagë.

Fatmirësisht, fëmijët e çiftit nuk ndodheshin në shtëpi./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back