I riu nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën dje aksidentalisht.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në Kosovë dhe dëshmive të njerëzve të afërm të tij, Adem Qorri humbi jetën teksa po e shpëtonte një fëmijë, në rrethana ende të paqarta.
Ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale nga të afërm dhe miq të Ademit.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit në Facebook.
Mbesa e tij, Arbenita A. Qorri, ka lënë një mesazh prekës në rrjetet sociale. Ajo shpreh dhimbjen për humbjen e madhe, dhe thotë se me krenari do ta kujtojë përgjithmonë.
Ademi ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë.