Aktualitet

Shqiptari, baba i dy fëmijëve, ndërron jetë nga Covid-19 në Itali

Shkruar nga Liberale
Shqiptari, baba i dy fëmijëve, ndërron jetë nga Covid-19

Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Itali. Altin Hyso, 45 vjec ka jetuar në Sulmona për më shumë se njëzet e pesë vjet. Ai kishte kohë që kishte zbuluar një sëmundje të rëndë, leuceminë, kundër së cilës luftoi shumë. Për gjashtë vjet ai kishte arritur të jetonte me të, megjithëse me vuajtje dhe dhimbje të mëdha.

Ai vdiq në spitalin Chieti, ku ishte transferuar nga institucioni shëndetësor Ortona, pasi ishte testuar pozitivisht me koronavirusin. Dëshira e tij ishte që të mund të vdiste midis dashurive familjare, një dëshirë që mbeti e paplotësuar, megjithëse shtupa e fundit të cilës i ishte nënshtruar doli negative.

"Po prisnim rezultatin e shtupës së dytë për ta sjellë atë në shtëpi - thonë familjarët - për fat të keq nuk patëm kohë. Ne do ta kujtojmë atë për buzëqeshjen e tij që nuk u zhduk kurrë, madje as gjatë viteve të vështira të sëmundjes dhe madje edhe pasi mësoi se ishte pozitiv me virusin».

Hyso ishte punëtor në ndërtim  dhe jetonte me gruan e tij dhe dy fëmijët e mitur. Vdekja e tij është një tragjedi që ka prekur komunitetin shqiptar të kryeqytetit Peligno, në Abruzzo, për të cilin punëtori kishte qenë një pionier. Një person i dashur dhe i vlerësuar për punën dhe lidhjen e tij me familjen, shkruajnë mediat italiane./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH