Aktualitet

Shqiptari arrestohet në Greqi me 335 kg kanabis

               Publikuar në : 21:06 - 11/09/21 liberale

Një sasi prej 335 kg kanabis është kapur ditën e sotme në zonën e Amfiloxia në Greqi, e cila vinte nga Shqipëria.

Policia e Selanikut ka arrestuar një 51-vjeçari grek, të cilit iu gjet lënda narkotike brenda një furgoni me të cilin udhëtonte.

Sipas policisë greke, në zonën e Amfiloxisë është ndaluar një furgon që vinte nga kufiri greko shqiptar.

Nga kontrollet e ushtruara brenda mjetit, u gjetën 14 çanta që përmbanin 128 pako me 334.7 kg kanabis.

51-vjeçari i cili drejtonte furgonin u arrestua nga policia. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur por dyshohet se ai rezulton një pjesëtar i një grupi kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back