Aktualitet

Shqiptari arratiset nga burgu grek, tjetri nuk u kthye nga leja

               Publikuar në : 19:51 - 17/08/19 R Liberale

Dy të dënuar shqiptarë janë arratisur nga burgu grek Kassandra në Halkidiki. Njëri prej tyre është i moshës 35 vjeç dhe gëzonte statusin “prestigjioz”.

Mungesa e tij ra në sy mbrëmjen e së premtes (16 gusht) gjatë numërimit. Ai ishte dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasje.

Autoritetet e policisë po kërkojnë gjithashtu edhe një 34-vjeçar shqiptar, i cili nuk u kthye nga leja me 15 gusht 2019.

Ai po vuante dënimin me burg për vepra të ndryshme, përfshirë grabitje.

(Visited 66 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *