Aktualitet

Shqiptarët, të parët për azil në Irlandë, ua kalojnë edhe sirianëve

Shkruar nga Liberale
Shqiptarët, të parët për azil në Irlandë, ua

Rritja e numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE, u paraqit si një problem nga presidenti francez Emmanuel Macron për hapjen e negociatave.

Mesa duket shqiptarët azilantë nuk janë problem vetëm për Francën, por edhe për Irlandën.

Kryeministri irlandez, Leo Vardkar, thotë se qytetarët shqiptarët dhe ato gjeorgjianë janë të parët sa i takon numrit të personave që kërkojnë azil, duke konkurruar bindshëm edhe sirianët, që janë në gjendje lufte.

Kryeministri irlandez ka pohuar se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë  përmes dokumenteve false.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”-theksoi ai.

Dy nga pesë azilkërkues në shtetin e Irlandës janë shqiptarë dhe gjeorgjianë. Bazuar në shifra e publikuara, rezulton se përgjatë 2018-s,  460 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në Irlandë, ndjekur nga gjeorgjianët dhe sirianët./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH