Aktualitet

Shqiptarët të dytët në botë, që kthehen nga njëri vend i BE-së në një tjetër

Shkruar nga Liberale

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, sipas shifrave zyrtare të Komisionit Europian, 105.865 shtetas jashtë BE-së u urdhëruan të largoheshin nga një vend anëtar i BE- së, për mungesë dokumentacioni.

Gjithsej 26.600 emigrantë të paligjshëm u kthyen në një vend tjetër pas urdhrit për t'u larguar menjëherë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, numri i shtetasve jashtë BE-së, të cilët u urdhëruan të largohen nga njëri vend anëtar i bllokut u rrit me 9%, ndërsa numri i njerëzve të kthyer në një vend tjetër u rrit me 29%.

Në krahasim me tremujorin paraardhës të këtij viti, numri i porosive për largim është ulur për 5%, ndërsa kthimet kanë mbetur të qëndrueshme.

Pjesa më e madhe e atyre që janë kthyer në përputhje me urdhrin për t'u larguar, janë ata të kthyer në vendet jashtë BE-së. Kështu ndodhi edhe në tremujorin e dytë të vitit 2023, ku 76% e individëve u kthyen mbrapsht, në vendet jashtë BE-së.

Mes atyre që u urdhëruan të largoheshin nga territori i një vendi të BE-së për t’u kthyer në vendin e origjinës, në tremujorin e dytë të 2023, qytetarët marokenë dhe algjerianë shënuan pjesën më të madhe të totalit (8% secili), të ndjekur nga qytetarët e Turqisë (5%), Gjeorgjisë (5%) dhe Afganistanit (4%).

Ndër ata që u kthyen nga një vend në një vend tjetër të BE-së, shumica ishin shtetas të Gjeorgjisë (9%) të ndjekur nga Shqipëria (8%), Moldavia (5%), Turqia (5%) dhe India (4%). Fakti që Shqipëri zë vendin e dytë do të thotë se emigrantët shqiptarë, të cilët emigruan fillimisht në Itali dhe Greqi, po kërkojnë të largohen në vende të tjera të BE-së, si në Gjermani, apo vendet skandinave.

Duke parë të dhënat e fundit, numri më i lartë i shtetasve jashtë BE të urdhëruar të largohen nga territori i një vendi të BE-së u regjistrua në Francë (34.810), Gjermani (10.600) dhe Greqi (7.095).

Numri më i madh i njerëzve të kthyer në një vend tjetër u regjistrua në Gjermani (3.805), Francë (3.005) dhe Suedi (2.690).

Ndonëse nuk specifikohet emigrantët shqiptarë në Greqi janë ata të cilët janë rikthyer sërish pas tentativave për të gjetur një vend tjetër të BE-së, ku mund të punojnë dhe jetojnë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH