Kronikë

Shqiptarët përleshen me klientët në një klub nate në Volos, pronarët grekë i bëjnë për spital

Shkruar nga Liberale
Shqiptarët përleshen me klientët në një klub nate

Dy shtetas shqiptarë janë përleshur me disa klientë në një lokal nate në Volos, Greqi dhe më pas kanë qëlluar me armë në ajër, duke shkaktuar panik tek njerëzit në lokal. Të gjendur përballë kësaj situate, klientët u fshehën ku të mundnin ndërsa të tjerë njoftuan Policinë.

Dy autorët janë larguar, por janë ndjekur nga pronarët e dyqaneve në zonë, të cilët i kanë arritur dhe dyshohet se i kanë rrahur. Si pasojë një nga shqiptarët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konfiskuar pistoletën si dhe ka bërë të mundur arrestimin e tetë personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH