Aktualitet

Shqiptarët në Itali shisnin drogë online, por ja si e pësojnë

Shkruar nga Liberale
Shqiptarët në Itali shisnin drogë online, por ja si e

Dy shqiptarë me banim në L’Aquila të Italisë, janë arrestuar dhe janë urdhëruar që të burgosen, pasi ata i tradhtoi celulari i tyre.

Siç shkruajnë mediat italiane, dy të rinjtë shqiptarë kryenin porosi online nga celulari i tyre dhe shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë.

Karabinierët mësuan se ata merrnin deri 100 euro për një gram të drogës që shisnin.

Madje, shqiptarët akuzohen edhe për rezistencë ndaj efektivëve të policisë, pasi kur u ndaluan, janë konfliktuar me karabinierët.

Shqiptarët e arrestuar janë 30 dhe 29 vjeç me inicialet A.P dhe B.D. Të dy prej kohësh jetonin në L’Aquila.

Bëhet me dije se ata prej muajsh kanë qenë objekt hetimi nga ana e policisë italiane, të dyshuar si organizatorë të shitjes së drogave të forta në zonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH